Qindra autobusë për çdo ditë nga Maqedonia nisen për Gjermani.
Ata janë të mbushur përplotë me të rinjë, në mesin e të cilëve sheh edhe fytyra të njoma që sapo kanë kaluar moshën e mitur.
Pasi janë zhgënjyer dhe kanë humbur shpresën e tyre në vendlindje, ëndrrat e tyre janë t’a nisi një jetë të re diku në landet gjermane.
Politika akoma mendon si t’a vjedh shtetin dhe s’ka ndonjë planë apo strategji për t’a ndalur këtë ekzod.
Të gjithë këta të rinjë kanë rrëfimin e njëjtë dhe thonë për agjencinë e lajmeve INA se duan një strehë të sigurtë dhe kushte më të mira për jetesë.
Ata duan shërbime më të mira shëndetësore, arsimore, ekonomike.., gjëra që nuk i gjejnë në vendbanimet e tyre.