Dje në opinion publik u bë virale një intervistë e çuditshme. Ngjarja zhvillohej në një emision në Shqipëri, ku i ftuar ishte Shkëlqim Balili, i prezantuar si gjenekolog nga moderatorja. Ftesa në studion e televizionit “Vizion Plus” i shërbeut gjinekologut për të dhënë “këshilla”, disa prej të cilave qenë jashtëzakonisht problematike.
“Gruaja duhet me patjetër të lindë 3 fëmijë” – ishte ndoshta deklarata më skandaloze e tij, ndonëse edhe deklarata se gratë që lindin në moshën 30-vjeçare lindin si plaka, është po aq problematike.
Por përkundër deklaratave, të cilat e reduktojnë gruan në rolin e saj biologjik të riprodhimit, shumë pak reagime kishte në Kosovë rreth kësaj intervistë. Ndonëse intervista u bë virale edhe në Kosovë, ajo ngjalli vec një puhizë të lehtë reagimi.
Ishte Zana Avdiu, analiste dhe feministe, që reagoi. Përmes një postimi në Facebook, zonja Avdiu e kritikoi gjuhën e mjekut nga Shqipëria, duke thënë se një burrë u tregon grave se sa fëmijë duhet t’i bëjnë.
“Një burrë del edhe tregon se çfare moshe llogaritën plaka gratë, edhe sa fëmijë duhet t’i bëjë gjithsesi një grua. E shumë tjerë ia bëjnë share me idene “kqyrni ju, merrni vesh”. Dmth, edhe këtë të drejtë ia kanë dhane vetës burrat, përveç tjerash”, ka shkruar Avdiu në Facebook.
Tutje, zonja Avdiu shkroi se gratë kanë vendosur vetë për vetën e tyre, dhe se sipas saj të gjithë duhet ta pranojnë këtë fakt.
“Mirëmengjesi krejtve, përveç atyre burrave që spo mujnë me pranu faktin që smujnë mi kontrollu edhe frymemarrjën e grave”, përfundon statusi i saj.
E irrituar me deklaratat e mjekut u shpreh gazetarja Paulina Nushi-Muhaxhiri, e cila në një postim thotë se sipas “zotëriut që konsiderohet ekspert i çAshtjes”, gruaja duhet me çdo kush të lindë tre fëmijë.
Ajo është irrituar edhe me faktin e promovimit të ideve të tij nga ana e televizionit shqiptar.
“Qysh more promovohet ky, a mendoni për gratë që s’mund të lindin fëmijë dhe ato që duan më shumë se që kanë por s’mund t’i bëjnë .Plus asaj çka qenka gruaja në gjykimin e tij që me patjetër duhet të përmbushë norma të tilla” – shkroi ajo.