Grubi takon konzorciumin Bechtel-Enka: Ndërtimi i Korridorit 8 nis këtë pranverë


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në takim përfaqësuesin e Konzorciomit Bechtel – Enka, konzorcium me të cilin është nënshkruar memorandum për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Grubi paralajmëron që së shpejti do të fillojnë bisedimet të cilat nuk pritet të zgjasin shumë dhe për një periudhë të shkurtër sipas Grubit pritet të nisin punimet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

“Me përfundimin e shpejtë të procedurës për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit, ditëve në vijim fillojnë negociatat e drejtpërdrejta me Bechtel Enkën që pritet të perfundojnë shpejt dhe më pas të fillojë ndërtimi i autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Kërcovë, Strugë – Shqipëri dhe Prilep – Manastir”, ka shkruar Grubi