Komunikimi dhe “bashkimi” i liderëve shqiptarë i pengon gazetarit Ivanoviq!


Analist politik, gazetar e njohës të rethanave politike nga komuniteti maqedonas kanë ngritur zërin kundër takimit të ftuar nga Edi Rama në Tiranë.

Gazetari e opinionisti Srgjan Ivanoviq në kolumnën e tij të fundit ka deklaruar se personalisht është kundër këtij takimi, shkruan indeks.mk

Ai thotë se takime të tilla sjellin trazira në shoqërinë maqedonase.

“Më duhet të them se nuk pajtohem fare me këtë lloj takimesh, të cilat sipas definicionit shkaktojnë trazira të mëdha në shoqërinë maqedonase. Ndoshta askush nuk do të mërzitet veçanërisht nëse Rama vjen në Maqedoni dhe pas takimit me kreun e shtetit tonë, të ulet në një takim të përbashkët me politikanët shqiptarë”, ka shkruar Ivanoviq.

Këtë lloj takimi, Ivanoviq e quan si ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Kjo mënyrë komunikimi mes politikanëve shqiptarë të dy vendeve nga shumëkush interpretohet si ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Maqedonisë, për të cilën, natyrisht, mund të gjenden një numër i madh argumentesh objective”, kumton Ivanoviq.