Flet babai i Kiara Titos: Luizi u tregua cinik dhe vajza e besoi, duhet të ishte treguar më e prerë ndaj tij! Nëna: Jam e prekur nga sharjet për vajzën


Situatat e ndodhura së fundmi në shtëpiën e”Big Brother Vip” janë komentuar së tepërmi në rrjetet sociale. Por nuk kanë qëndruar jashtë këtyre diskutimeve edhe prindërit e Kiara Titos.

Teksa kanë analizuar lojën e Luizit dhe Kiarës në BBV, babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik me Kiarën.

Babai i Kiarës: Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm.

Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.

Ndërkohë ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative që janë bërë në rrjete sociale për të bijën, pasi ajo nuk i meriton.

E ëma e Kiarës: Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton.