Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve të Ministrisë së Financave, mes tyre edhe sekretarin e përgjithshëm të këtij dikasteri, Arlind Gjokutaj.
Hoxha sqaron se ai akuzohet se është përfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekësh.
Teksa bën një përshkrim të punëve të Gjokutajt, gazetari thotë se ky viti nisi me këmbë të mbarë dhe plot bereqet. “Me duket se nuk kemi pare gjë akoma”, shkruan Artan Hoxha.
Reagimi i gazetarit Artan Hoxha
Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave.
Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh…
Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.
Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).
Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.
Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me kembe te mbare dhe plote “bereqet”…
Me duket se nuk kemi pare gje akoma….