Chollet mbërriti në Qeveri, takohet me Kovaçevskin

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet sot në mëngjes mbërriti në Shkup, ku u prit para pllajës së Qeverisë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Chollet dhe Kovaçevski do të bisedojnë për shumë çështje, në mesin e të cilave energjetika, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

Qëllimi i vizitës së Chollet në Ballkanin Perëndimor, siç paraprakisht bëri të ditur Departamenti i Shtetit, është që ta theksojë përkushtimin e përhershëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e tij në vend është në kuadër të turneut ballkanik, gjatë të cilit do t’i vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë.