Ali Ahmeti: Besa nuk ka “takat” për të thirrur takim për “20%”-shin

Ali Ahmeti i BDI-së para fillimit të takimit në Tiranë për Klan Macedonia ka komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë takim.

“Mirë do të ishte sikur të ishte. Por secili ka mendimet e veta, autonominë e vetë. Se sa është produktiv ai mendim koha do ta dëshmojë”, deklaroi shkurt Ahmeti.
I pyetur për tryezën e partive politike shqiptare dhe kërkesën e Lëvizjes Besa të bërë kohë më parë që të mblidhet kjo tryezë, Ahmeti deklaroi se nuk i takon Kasamit dhe partisë së tij për ta thirrur atë.

“Për të thirur diçka të tillë së pari duhet të kesh imunitet. Lëvizja Besa nuk e ka imunitetin e mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi e për të thirur tryeza të tilla. Veç asaj radhën për ta thirur tryezën e ka pasur PDSH-ja sepse ka qenë me rrotacion. Ose PDSH ose ASH, njëra nga këta e ka pasur radhën”, u shpreh Ali Ahmeti për Klan Macedonia.