Këshilltarët shqiptar në Qytetin e Shkupit ishin të pafuqishëm ndaj vendimit të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov që të sponsorizon klubin futbolistik VARDAR të cilët mbështeten nga fansat e njohur “KOMITI” të cilët në cdo ndeshje shajnë dhe fyejn nënat shqiptare.
Vendimi për sponozorimin e klubit maqedonas VARDAR ka ngjallur revolt të madhe ndaj shqiptarëve të cilët kërkojnë që taksat e tyrë të shkojnë edhe në klubet shqiptare.
Drejtori i Klubit të boksit SHKUPI ka reaguar edhe në Facebook
Nga partitë shqiptare në këshillin e Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e fundit , BDI siguroi tre vende (Besnik Ajeti, Enver Maliqi, Halide Palloshi) në Këshill, Lëvizja BESA do t’i ketë dy këshilltarë (Sedat Ramadani, Ibush Jusufi), ndërsa një Aleanca për Shqiptarët (Fadil Nika).
Njëherësh biznesmeni i njohur nga Shkupi, pronar i kompanisë Gemak Trade, Enver Maliqi është edhe zëvendëskryetari i ri i Shkupit.Amerika Radio