Kasami në “Top Channel”: Dikush nga Maqedonia po e keqinformon z.Rama për situatën politike


Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në një prononcim për “Top Channel”, ka treguar detajet për takimin e liderëve dhe mos pjesmarrjes së Lëvizjes Besa në këtë takim. Sipas Kasami ka indikacione se ky takim është thirrur nga brenda eksponentë të BDI-së për shkak të turbulencave politike të përçarjes brenda këtij subjekti. Gjithashtu ai ka deklaruar se dikush nga Maqedonia e Veriut po e keqinformon kryeministrin Edi Rama për realitetin politik në Maqedoni.

“Unë mendoj se kryeministri Edi Rama ka qëllim të mire për shqiptarët e Maqedonisë, ashtu si për gjithë çështjen shqiptare në ballkan, por siç duket afërsinë që e ka me lidershipin e BDI-së dhe pushtetarët e tanishëm shqiptar, e keqinformojnë për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ja prezentojnë realitetin ashtu siç duhet”, u shpreh kreu i Besës Bilall Kasami.