Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi u lanë në burg këtë të hënë, pasi grabitën shtëpinë e Alda Klosit, e cila ka qenë drejtoreshë e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.
E akuzuara është shfaqur shumë e rënduar emocionalisht, mes lotëve dhe kokulur gjatë seancës gjyqësore, kurse djali i saj ishte më i qetë.
Policia e Tiranës tha se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë, arrin shumën e 120.000 eurove.
Por në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur, duke fshehur kështu identitetin e të grabiturës, ish-drejtoreshës së koncensioneve kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Ekonomisë.
Do të jenë hetimet e mëtejshme të cilat do të zbulojnë, arsyen se përse Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti, kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.