Një person sonte ka mbetur i plagosur në një lokal në Prishtinë mëson Gazeta Insajder.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emshir” në lokalin “Exit Large Bar”.
Sipas informatave të para të policisë, personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.
Ndërkohë burime të Insajderit kanë mësuar se bëhet fjalë për Burim Ajetin.
Të njëjtat burime thonë se Ajeti është nga fshati Haraçinë i Shkupit.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha zëdhënsja e policise, Flora Ahmeti. /Insajderi