Prezantoheshin si persona të rëndësishëm të strukturave të shtetit, arrestohen tre mashtruesit nga Shkodra

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi mashtronin qytetarët duke u prezantuar si persona të rëndësishëm në strukturat e shtetit.

Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit 130 000 euro.
Gjatë operacionit policor të koduar “Signal”, u sekuestruan 12 600 euro të tjera.

Jasmin Pepaj 40 vjeç, Rezart Pepaj 31 vjeç dhe Sherif Kadroviç, 36 vjeç, të tre banues në Shkodër akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.
Ata shkonin në biznese të ndryshme dhe prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.
Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 142 600 euro.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Signal”.
Operacioni, për goditjen e një grupi që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin.
Vihen në pranga 3 shtetas nga Shkodra, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh.P