Si në filma, arrestohet djali i bosit të drogës ‘El Chapo’


Ovidio Guzman, djali i bosit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzman, u arrestua në veri të Meksikës të enjten, sipas mediave lokale.

Guzman ishte kapur nga policia federale një herë më parë në vitin 2019, por ai u lirua vetëm disa orë më vonë nga frika se burgosja e tij do të çonte në më shumë dhunë.

Megjithëse presidenti Andres Manuel Lopez Obrador në atë kohë shprehu mbështetje për vendimin, ai u konsiderua një pengesë e turpshme në luftën e Meksikës kundër karteleve.