Shkruar nga Emin Azemi:
NË SPITALIN E TETOVËS – TĒ SHËROHESH APO TË VDESĒSH?!
Duhet sa më parë të merr fund trajtimi çnjjerezor ndaj pacientëve të Spitali të Tetovës. Ky apel i drejtohet të gjitha strukturave qe merren me menaxhimin e këtij Spitali.
Aktualisht në repartin e Pediatrisë po ngrijne se ftohti dy mbesat e mia te vogla, tê cilat kanë prit 2 ore per infusion dhe tash duhet te qendrojne aty 3 dite ne kushte frigiotefike. Me njê kujdes zero spitalor, pacientêt vijne te sherohen, por ata semuren edhe me teper. Keshtu do te ndodhe edhe me mbesat e mija te vogla.
Ne emer te gjithe pacienteve, sidomos ne emer te mbesave te mia te vogla te cilat jane te pafuaishme te protestojne, lusim drejtorin e ketij Spitali ti vizitoj repartet e katit 4 dhe te sheh me çfare kushtesh jonjerezore po perballen pacientët. E pakta qe mund te bej drejtori , eshte qe te lejoj familjarêt e pacientëve te sjellin nga shtepite nxemëset. Nese drejtori i ndermerr sonte keto masa, sigurisht ketu do te ndalem me kete apel. Ne te kunderten neser ne te gjitha mediat , Spitali i Tetoves do te jete lajm kryesor….
Pacientët e Spitali tê Tetovës kërcenohen nga vdekja si pasoje e trajtimit aspak human
04 . 01. 2023
E. A