Torturuan dy shqiptarët për ‘shtëpitë e barit’/ VIDEO nga aksioni i policisë në Britaninë e Madhe


Vizion Plus ka siguruar pamjet ga aksioni i Policisë në Britaninë e madhe për kapjen e një shqiptari dhe një shtetasi nga Lituania pas torturës së dy shtetasve të tjerë shqiptarë.

Andi Alushi 27 vjeç dhe lituanezi 39-vjeçar Valdemaras Kasinskas, anëtarë të një bande, u dënuan dje nga Gjykata britanike me 19 vite e gjysmë burg për rrëmbim personi dhe torturim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të dy këta shtetas mbajtën peng për rreth 10 ditë dy shtetas shqiptarë duke i detyruar ata të hanin në tase për qentë apo të kryenin veprime të tjera denigruese.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës në ‘shtëpitë e barit’.
Aksioni i policisë britanike u zhvillua në lagjen Firth Park, rreth orës 04:00 të mëngjesit në Maj të vitit të kaluar.