E dhunon në motel të miturën dhe e publikon në Tik Tok, kjo ndodhë në Ferizaj…


Një ngjarja e rëndë dyshohet ka ndodhur në një motel në Ferizaj, ku i dyshuari e kishte dërguar viktimën dhe të njëjtën më pas e kishte keqpërdorur seksualisht pa dëshirën e saj.

Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari e kishte dërguar atje me dhunë dhe e kërcënonte se do ta vrasë në rast se nuk shkon të bëjë seks me të. Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari aktin që kreu me viktimën e kishte incizuar dhe pamjet i kishte publikuar në rrjetin social TikTok.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, mirëpo i njëjti nuk është kapur ende dhe sipas familjarëve të tij, ai ndodhet jashtë shtetit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet i dyshuari i cili është shpallur në kërkim policor.