Një stadium në Shqipëri me emrin “Pele”? Presidenti i FIFA-s zbulon idenë e tij për të nderuar “Mbretin”

Xhani Infantino sot ka qenë i pranishëm në Sao Paulo, për të marrë pjesë në homazhet që po zhvillohen për figurën e legjendës Pele, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Presidenti i FIFA-s, ka deklaruar para mediave se ka një sërë iniciativash për të nderuar Pele, me një të tillë që është shumë e veçantë.

“Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, pasi neve Pele na ka dhuruar shumë të tilla. Si FIFA jemi këtu për t’i bërë homazhet “Mbretit” dhe kemi vendosur si dispozitë që në të gjithë botën të mbahet një minutë heshtje në ndeshje.

Tani do të kërkojmë edhe që në të gjithë vendet e botës, të ketë një stadium me emrin e Pele, pasi fëmijët të kuptojnë se çfarë ka qenë ai për futbollin”, tha Infantino para gazetarëve.