Në Toksikologji mbrëmë janë pranuar 22 persona të dehur , më i riu ishte 14 vjeç


Në natën e ndërrimit të viteve në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 22 pacientë të dehur, më i riu prej të cilëve 14 vjeç.

Ridvan Bajrami, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë, tha se mbrëmë në klinikë janë pranuar gjashtë femra dhe 16 meshkuj në gjendje të dehur.

Fatkeqësisht mbizotëron popullata e re, të miturit nga 14 deri në 18 vjeç. Të gjithë janë trajtuar me ambulancë dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak, ka thënë Bajrami.Pa Censurë