Tashmë historia e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi ka përfunduar. Këtë herë përfundimisht. E modelja argjentinase tani ka bërë të ditur se ish-partneri i saj duhet t’i japë 100 milionë euro. Kapitulli i ri i ri në historinë e shndërruar në telenovelë, nuk mund të mungonte në historitë e Wanda Nara, në Instagram.
Ish-menaxherja e Maro Icardi pohoi se nuk ka më një lidhje romantike me sulmuesin e Galatasaray. Modelja shtoi se prej dy muajsh është single: “Që nga tetori 2022, jam vetëm dhe po e shijoj – shpjegoi Nara duke iu përgjigjur ndjekësve të saj -. Burri im? Duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën. Duhet të jetë një hamshor, një person i pjekur dhe i sigurt. Një njeri që kujdeset për mua, më respekton dhe më befason”.
Wanda Nara ishte e martuar më parë me Maxi López, nga 28 maj 2008 deri më 6 nëntor 2013. Çifti u divorcua pasi López e akuzoi atë për tradhti ndaj tij. Akuzat ishin reciproke, sepse edhe ajo e akuzoi López për pabesi të përsëritur martesore. Pasi e la futbollistin për një tjetër sulmues, Mauro Icardi, që për më tepër ishte shoku i tij, Wanda ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Modelja ka tre djem me burrin e parë: Valentino, Constantino dhe Benedicto. Me Icardi, ajo ka dy vajza, Francesca dhe Isabella.