Njihuni me trashëgiminë e çmendur të Pele

Trashëgimia që Pele lë në botën e futbollit pas vdekjes është pothuajse e paarritshme. ‘O Rei’ largohet me mirënjohjen dhe dorëzimin e botës së futbollit ndaj bëmave dhe arritjeve të tij të arritura gjatë karrierës në të cilën shkruajti historinë, për t’u bërë i vetmi lojtar në histori që fitoi tre Kupa Bote. Pelé ka qenë një imazh fenomenal në botën e futbollit dhe fama e tij kufizohet në atë që ai bëri në fushë, për shkak të bukurisë dhe talentit të tij të jashtëzakonshëm, dhe jo asaj që i ndodhi jashtë fushave të blerta.

Braziliani grumbulloi një pasuri të madhe financiare prej rreth 100 milionë dollarësh, të ndarë në pasuri të mëdha, si pallati i tij i madh në Nju Jork, të cilin e shiti për një vlerë prej 3 milionë euro. Pelé dinte se si të vazhdonte të gjeneronte të ardhura sapo të tërhiqej nga fushat e lojës falë kontratave të shumta të reklamave.

“Unë nuk u pasurova me futbollin siç bëjnë lojtarët e sotëm. Kam fituar para nga reklamat, kur kam pushuar së luajturi, por asnjë nga duhani, alkooli, politika apo feja”, është shprehur braziliani në më shumë se një rast. Ndryshe ishte fati i tij në jetën personale. Ai është martuar tre herë, marrëdhënie nga e cila ka 7 fëmijë, por që për dy prej tyre nuk ka pranuar atësinë.