Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, i ka shprehur ngushëllime familjes së legjendës Pele, i cili vdiq sot në moshën 82-vjeçare.
Ronaldo tha se një “lamtumirë” e thjeshtë për siç e quajti ai, mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po e ndjen aktualisht.
“Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca”, është shprehur Ronaldo.
Tutje, ai tha se Pele nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej adhuruesve të futbollit.