Legjenda e Brazilit që dashuroi gjithë botën me futboll: Kush ishte Pele?


Legjenda braziliane e futbollit, Pele, që cilësohet me të drejtë si një nga më të mirët e të gjitha kohërave, ndërroi jetë. Ai po përballej me kancer dhe po trajtohej me kimioterapi, por situata e tij u keqësua dhe kaloi në kujdesin shëndetësor për fundin e jetës, deri në frymën e fundit. Mirëpo, kush ishte Pele?

Pele apo Edson Arantes do Nascimento siç është emri i tij i gjatë lindi në vitin 1940 në shtetin Minas Gerais të Brazilit dhe tërë jetën ia kushtoi futbollit dhe çështjeve humanitare.

 

POLITIKËSPORTKULTURËOPINIONGLOBALESOCIALEDREJTËSIPODCASTVIDEO

NACIONALESPORT

Legjenda e Brazilit që dashuroi gjithë botën me futboll: Kush ishte Pele?

10 MINUTA MË PARË

nga NACIONALE

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, që cilësohet me të drejtë si një nga më të mirët e të gjitha kohërave, ndërroi jetë. Ai po përballej me kancer dhe po trajtohej me kimioterapi, por situata e tij u keqësua dhe kaloi në kujdesin shëndetësor për fundin e jetës, deri në frymën e fundit. Mirëpo, kush ishte Pele?

Pele apo Edson Arantes do Nascimento siç është emri i tij i gjatë lindi në vitin 1940 në shtetin Minas Gerais të Brazilit dhe tërë jetën ia kushtoi futbollit dhe çështjeve humanitare.

Futboll / Vdes legjenda braziliane Pele

Karrierën si futbollist e filloi në moshën 13-vjeçare, ku luante për skuadrën tashmë të shuar, Bauru, me bazë në Sao Paolo.

Në Bauru qëndroi për tre vite, para se të kalonte në Santos, që pastaj do të shkruante historinë në futboll.

Debutimin në futbollin profesionist e bëri në moshën 16-vjeçare.

Në tërë karrierën e tij futbollistik 24-vjeçare, ai luajti vetëm për dy skuadra profesioniste, Santos dhe New York Cosmos, që ishte skuadra ku përfundoi karrierën.

Për Santosin u paraqit në 659 ndeshje, sipas statistikave të mbledhura ndër vite, ku kishte shënuar mbi 600 gola, afër një mesatareje prej një gol për ndeshje.

Teksa në Amerikës zhvilloi vetëm 64 ndeshje dhe shënoi 37 gola.

Në karrierën ndërkombëtare la gjurmë të pashlyeshme në futboll. Ai filloi të luajë për Brazilin në moshën 16-vjeçare, ndërsa vetëm pas dy viteve ia sjelli lavdinë kombëtares së tij duke triumfuar në Botërorin e 1958-ës.

Ai u paraqit deri në vitin 1971 dhe akoma mbanë rekordin për golat e shënuar për Seleçaon, duke shënuar 77 gola në 92 ndeshje.

Krahas Botërorit të 1958-ës, ai triumfoi edhe në dy turne tjerë, në Botërorin e 1962 dhe 1970-ës, dhe është i vetmi futbollist që ka fituar tre Kupa të Botës.

Në të gjithë karrierën e tij, përfshirë edhe ndeshjet miqësore, Pele, gjendet në librin e rekordeve Ginis, për numrin e golave të shënuar, ku në 1363 ndeshje ka shënuar 1279 gola apo 0,94 gola për ndeshje.

I njohur për lidhjen e frazës “The Beautiful Game” me futbollin, “loja elektrizuese dhe prirja për gola spektakolare” e Pelé e bëri atë një yll në mbarë botën dhe ekipet e tij bënë turne ndërkombëtarisht për të përfituar plotësisht nga popullariteti i tij. Gjatë ditëve të tij të lojës, Pelé ishte për një periudhë atleti më i paguar në botë. Që nga pensionimi në vitin 1977, Pelé ka qenë një ambasador në mbarë botën për futbollin dhe ka bërë shumë sipërmarrje aktrimi dhe komerciale. Në vitin 2010, ai u emërua president nderi i New York Cosmos.

Legjenda braziliane shërbeu edhe si Ministër Sporti në shtetin e tij, ku barti këtë përgjegjësi për tre vite, nga janari i vitit 1995 deri në prill të vitit 1998.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar vitet e fundit dhe u përball me shumë sëmundje.

Në shtator të vitit 2021 iu nënshtrua operacionit, kur kaloi një tumor në zorrën e trashë, dhe që nga atëherë ka marrë trajtime spitalore të rregullta mujore.

Edson Arantes do Nascimento – Pele, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, por emri i tij në futbollin botëror do të jetë i shkruar përgjithmonë.