Tema nga agrari dhe sigurimi social në seancën e 83-të qeveritare


Ndryshimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2018 janë një prej pikave në rend dite të seancës së sotme të rregullt të 83-të të Qeverisë së Republikës të Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve nga shërbimi qeveritar për informim, në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrat do të debatojnë edhe për propozim-programin për ndryshimin e programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtjen e objektit për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2018, si dhe për raportin për masat e ndërmarra për vitin 2017, dhe planin veprues për vitin 2018 për zbatimin e Strategjisë kombëtare për persona të moshuar 2010-2020.

Si material për informim, ministrat do të shqyrtojnë disa raporte, mes të cilëve edhe revizorin e pavarur për revizionin e kryer të punës së Trupit revizor për revizionin e instrumentit për ndihmë parainkuadruese për periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2017, si dhe raportin për vijimin e implementimit të Planit për garanci për të rinjtë (pilot fazën e vitit 2018).

Në rend dite të seancës së 83-të është edhe informacioni për implementimin e Programit veprues IPA II 2014, “Mbështetje për Sektorin e Drejtësisë”.