Një baba i ri ka dërguar një mesazh në media pasi kërkon ndihmë për emrin që duhet të zgjedhë për vajzën e tij, nga përdoruesit e rrjetit.
Ai shkruan në median online JOQ: “Pershendetje. Doja tju pyesja a ka mundesi te beni nje status (ne fb ose insta) se do behem baba dhe kemi nevoje per nje emer vajze. Ju falenderoj dhe gezuar festat!”
Me sa duket, ardhja në jetë e vogëlushes e ka vendosur babain e ri para përgjegjësisë për ti zgjedhur emrin më të bukur që mund të ekzistojë.
Një gjest i ëmbël dhe i kuptueshmëm për këdo. Prandaj “mobilizohuni” dhe ndihmojeni për të zgjedhur një emër të bukur për vajzën.
Duke i uruar jetë të gjatë edhe shëndet, po e shpërndajmë mesazhin e tij, me shpresën që ta ndihmojmë sadopak.