Më 25.12.2022, zyrtarët policorë nga Njësitit për Parandalim në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, kanë realizuar takim pune me menaxhmentin e terreneve për ski nga Qendra e skijimit Kodra e Diellit, me qëllim të informimit me kohë për fillimin e sezonit turistik dimëror, duke ruajtur një situatë të favorshme sigurie dhe bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, si njoftimet për fillim të sezonit dhe veprimet në kohë kur është e nevojshme për kontrollin dhe rregullimin e trafikut, në rastet e një fluksi më të madh turistësh dhe të automjeteve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zgjedhjen e ekipit të shpëtimit, sigurimin privat të qendrës e cila do të ketë në dispozicion dy ratrak në rast të kërkimeve të mundshme të shpëtimit të njerëzve, një shërbim mjekësor që do të veprojë në dhomën e patronazhit për ofrimin e ndihmës së parë, si dhe angaxhi i veturës mjekësore si pjesë e bashkëpunimit të përhershëm me Qendrën për Shëndet Publik – Tetovë.
Takime të tilla janë në funksion të marrjes në kohë të të gjitha masave të nevojshme parandaluese dhe të tjera, të cilat do të ofrojnë siguri maksimale për skiatorët në pistat e skijimit, veçanërisht në pritje të hapjes së shpejtë të sezonit të ri të skijimit.