Aleanca për Shqiptarët zgjedh kryetarin e ri, Taravari kandidati i vetëm


Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin do tëzgjidhet kryetari i ri i parties, ndërsa kandidat i vetëm për këtë post është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari.

Nga ASH njoftojnë se kongresi i tretë do të mbahet në dy pjesë: ai formal me pjesëmarrjen e të ftuarve dhe i hapur për media dhe pjesa e punës, e cila do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët.

Kujtojmë që 6 muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASH-së, Zijadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin në Komunën e Tetovës.