Këshilli për prokurorë publik sot unanimisht zgjodhi Mustafa Hajrulahin për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup. Ai u zgjodh unanimisht me tetë vota “pro”, pasi dy herë më parë Këshilli nuk mundi të zgjidhte një kryetar.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Antonio Jolevski në fillim të seancës së sotme sqaroi se Hajrulahi është vlerësuar pozitivisht me 24 pikë.
Hajrullahi ishte kandidati i vetëm, pasi prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rustemi u tërhoqën para garës.