Donika Klenja mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në “Universitetin e Bristolit” duke u graduar me diplomën “First Class” si dhe me çmimin “Lucy Brown Cancer Prize”. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet postdiplomike në fushën e luftës kundër kancerit.
Ajo arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinë. Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër 7 studentët nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur direkt studimet e doktoraturës në mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit të Ninewells. Ky institut është i vlerësuar si një ndër liderët në botë për menaxhimin dhe kërkimet shkencore të kancerit, si dhe universiteti më i mirë ne Britani për mjekësi duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj.