Kishte dalë me të dashurën, ja detajet nga vdekja e 16 vjeçarit!


——- lajm i përditësuar 10:25

16 vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pas mesnate tek Banja e Tetovës kishte dalë mbrëmjen e të mërkurës me veturë ku tek prindi tij është lajmëruar se del me të dashurën, pas vonesës së gjatë dhe mos kthyerjes në shtëpi në orarin normal, prindi i tij e lajmêron në polici ku edhe kërkon ndihmë për djalin e humbur, shkruan Pa Censurë.

Rreth orës dy pas mesnate policia gjen veturën e 16 vjeçarit tek vendi i quajtur “Bocat” në Banjën e Tetovës, ku pranë veturës gjejnë edhe trupin e pajetë të 16 vjeçarit!

Prokuroria po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, për detajet do të ngeleni të informuar!

———-9:25

Mëngjesin e sotëm një 16 vjeçarë nga fshati Novo Sellë ka humbur jetën tek Banja e Tetovës, ende nuk dihen arsyet për fati tragjik të 16 vjeçarit, shkruan Pa Censurë!

Në vend ngjarje kanë dalë policia, Prokuroria, ndërsa trupi i pajetë i 16 vjeçarit po kerkohet!