Prokuroria Themelore Publike-Gjevgjeli, duke vepruar pas kallëzimit penal nga Drejtoria doganore, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “kontrabandë”.
Siç njoftojnë Prokuroria Publike, më 16 dhjetor 2022, i dyshuari duke iu shmangur kontrollit doganor përmes vijës doganore në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në autobus me targa të Turqisë, ka transferuar mall të padeklaruar në vlerë të përgjithshme prej 23.286.120 denarë.
Gjatë kontrollit të detajuar të autobusit, janë zbuluar 11.960 gramë bizhuteri ari 14 karat, të paketuara në 23 pako, të cilat i dyshuari nuk ua ka raportuar doganierëve, si dhe valuta prej 262.500 dollarë amerikanë dhe 154.000 euro.