U përplas nga motoçikleta, ndërron jetë shtetasi i Maqedonisë në Itali

Sipas një raportimi të “Alto Adige”, Neshit Ajdini nga Maqedonia e Veriut nuk ia doli. Për më shumë se 2 ditë ai luftoi për jetën në reanimacionin e spitalit të Bolzanos, të shtunën më pas vjen lajmi i hidhur: Neshiti humbi luftën.

51 vjeçari ishte duke ecur mbrëmjen e së mërkurës në Romstrasse në Bolzano, kur u përplas nga një motor dhe u plagos rëndë. Drejtuesi i motoçikletës ka shpëtuar pa lëndime.

Neshit Ajdini, 51 vjeç, nga Tiroli i Jugut me origjinë nga Maqedonia e Veriut, nuk u mbijetoi plagëve, transmeton portali Shtegu. Tre ditë më parë, punonjësi i hotelit nga Ortisei në Bolzano u përplas nga një motor. Ai ishte duke udhëtuar me familjen e tij, kishte parkuar veturën në buzë të rrugës, donte të ndalonte vetëm për një moment, gruaja dhe fëmija i tij prisnin në veturë Neshitin, i cili donte të bënte pazar në anën tjetër të rrugës.
Pritja e shkurtër e fëmijës dhe gruas u shndërrua në një pritje të paparë më.