AGK për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve: “Të merren masa për të siguruar gazetarët”


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë shprehur të shqetësuar për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës nga disa persona të maskuar në Zubin Potok. AGK potencon se ky është sulmi i tretë në drejtim të mediave, duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre gjatë raportimeve.

AGK-ja, po ashtu bëri thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.