IRI amerikan sot ka publikuar një anketë të realizuar gjatë muajit tetor të këtij viti për rejtingun e partive politike si dhe për besueshmërinë e liderëve, shkruan Monitor.mk. Në pyetjen se cila parti politike është më e preferuara, 7% janë përgjigjur për BDI-në, 5% për ASH-në si dhe 4% për Lëvizjen Besa. Krahasuar më herët, BDI dhe BESA kanë ruajtur besueshmërinë tek elektorati i tyre, ndërsa ASH ka pësuar rënie.
Në besueshmërinë e liderëve politik shqiptar, duket se po ndodh një ndryshim i madh, që menjëherë pas Ahmetit radhitet Bilall Kasami, ndërsa Ziadin Sela në vendin e tretë./Monitor.mk
Ali Ahmeti: 6%
Bilall Kasami: 3%
Ziadin Sela: 2%