Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë vizituar disa fshatra serbe në Preshevë, komunë kjo e banuar me shumicë shqiptare, si dhe disa fshatra shqiptare në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Ata kanë marrë opinionin e disa prej banorëve se çka mendojnë ata në rast se do të ketë shkëmbim të territoreve, korrigjim të kufijve apo ndarje të Kosovës.