Tetova do të bëhet me Teatër Muzikor, Grubi: “Institucionalizojmë vlerat që promovojnë kulturën shqiptare”


Në qytetin e Tetovës do të themelohet Teatri Muzikor, institucion ky i cili do të shërbej në promovimin dhe kultivimin e vlerarave të kulturës shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili e quan këtë institucion si një sukses të radhës pas krijimit të Ansamblit Shtëtëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare.
Statusi i plotë:

Vazhdojmë të institucionalizojmë vlerat
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për themelimin e Teatrit Muzikor në Tetovë, një tjetër institucion i kulturës pas Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullorе Shqiptare që do të kontribuojë në kultivimin dhe promovimin e vlerave autentike të kulturës shqiptare në vend.