Bashkëshorti i kish vdekur, gruaja vazhdonte t’i merr penzionin, arrestohet nga policia!


Njoftohet se një grua nga Gjakova është shoqëruar në Polici, pasi që dyshohej se merrte pensionin e burrit të vdekur.

Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, e dyshuara nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, teksa po hetohet si mashtrim.