Botëror në Tajlandë – Elefantët luajnë futboll

Paralelisht me Kupën e Botës në Katar, një turne i tillë po mbahet edhe në Tajlandë. Por ndryshe nga kompeticioni i Lindjes së Mesme, në Azinë Juglindore kanë, loja më magjike po luhet mbi elefantë. Kafshët gjigante kanë vënë në provë aftësitë e tyre në futboll kundër fëmijëve të shkollave tajlandeze.

13 elefantët e pikturuar me flamujt e kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, u panë duke vrapuar dhe shkelmuar topin e futbollin, teksa në sfond dëgjoheshin brohoritjet e qindra nxënësve. Ky 16-vjeçar, tifoz me Argjentinën, u befasua nga ajo që shikoi në fushën e lojës.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Nuk e dija kurrë se elefantët mund të luanin futboll”, ka thënë një 16-vjeçar. Një sfidë që synonte promovimin e turizmit lokal si dhe të inkurajonte studentë të shkollave të mesme që të angazhoheshin në sport.