Grubi: Kalimi kufitar i Qafë Thanës do të zhvendoset tek ura e Bushtricës


Zv.kryeministri i parë i Republikës së  Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, në studion e emisionin “Opinion” ka shpjeguar marrëveshjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Verit, për të ndryshuar pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

“Për të ndryshuar kalimin kufitar në Qafë Thanë, sot firmosëm një memorandum do të formojmë ekipet tona, për ta zhvendosur kalimin kufitar tek ura e Bushtricës”, tha Grubi.

Zv.Kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku shpjegoi se ky investim shmang kështu gjithë problematikat dhe vështirësitë e Qafë Thanës.

“Kështu heqim gjithë pjesën e Qafë Thanës me gjithë problematikën që kemi, bëmë një akses luginor. Principet janë  që nga 1100 metër në Qafë Thanë zbresim në një luginë 400 metër, sepse përndryshe  pala e Mqedonisë së Veriut duhet të dilte me një tunel”, tha Balluku./Opinion.al