Stresi u ka bërë sot një lojë goxha të frikshme disa prej banorëve të Big Brother VIP Kosova. Ai u vendosi qime gjithandej krevateve. Reperi për të mos u kuptuar, u shpreh i revoltuar për gjestin, për të cilin pretendonte se u bë nga një femër që i ka krehur flokët mbi shtretër.
Banorët filluan të mendonin se dikush mund t’iu kishte bërë sehire. Gjithsesi, prapa kësaj loje, paska qenë vetë artisti. Ndiqni videon e mëposhtme kur Stresi e pranon para kamerave madje duke qeshur.