Ministria për Punë të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm janë kryer disa arrestime në disa qytete të vendit. Në ndërkohë po kryhen kontrolle në mbi 20 lokacione dhe janë arrestuar më shumë persona.
Raportohet se objektiv i policisë është një grup i organizuar kriminal për kontrabandën e artefakteve dhe objekteve me vlera kulturore.