Fillojnë romancat e para në Big Brother VIP Kosova


Puthje dhe përqafime, nisin romancat e para në shtëpinë e BBV Kosova. Kur dritat e shtëpisë së BBV Kosova janë fikur, të papritura kanë ndodhur. Në orët e para të mëngjesit, Getinjo është parë pranë shtratit të Vivien teksa përqafohen me njëri tjetrin dhe qëndronin pranë njëri tjetrit.

Madje, Getinjo është kujdesur që edhe të mbulojë Vivien teksa kjo e fundit qëndronte e shtrirë në shtrat. Mirëpo, as Stresi me Gresën nuk kanë mbetur pas. Ata janë shfaqur teksa përqafojnë njëri tjetrin në shtrat. Stresi shihet edhe duke e puthur në faqe Gresën. Kujtojmë që më herët, Stresi tregoi se e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij Keisin si dhe kërkoi edhe një falje nga kjo e fundit.

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë. Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u coptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time. Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua” tha Stresi në reality-show.