U vra në paraburgim, zhduken mostrat e gjakut të Astrit Deharit! Në laboratorin e toksikologjisë kanë akses vetëm 3 persona


Mostrat e gjakut të aktivistit të Astrit Deharit që dyshohet se u vra në qendrën e paraburgimit në Prizren në 2016 janë zhdukur.

“Mbrëmë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë. Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtësen e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto institute dy epruveta me gjak ia ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona i kanë çelësat”, ka njoftuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje u vra në 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së paraburgimit në Prizren. Pavarësisht hetimeve, kjo ngjarje nuk është zbardhur ende.