U shtir si polic dhe e ndaloi për kontroll, 13-vjeçarja denoncon burrin: Kreu akte të turpshme ndaj meje


Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Selanik.

Sipas thestival.gr, një e mitur 13 vjeçare ka denoncuar se në fund të muajit nëntor ka qenë virkimë e akteve të turpshme nga një person i prezantuar si “polic.”

Sipas denoncimit ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Kautanzogolis, kur i panjohuri iu afrua vajzës 13-vjeçare duke u shtirur si punonjës policie dhe i kërkoi ta kontrollonte.

Siç ka thënë vajza në polici, ai e ka çuar në një ambient të jashtëm dhe aty ka kryer akte të turpshme ndaj saj.

Vajza u përpoq ta largonte burrin dhe arriti të ikte, shkruan protothema.

Departamenti i Sigurisë po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.