Grùshti që hëngri ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha, sapo nisi protesta, mori vëmendjen e të gjithë mediave.
Sot Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me Publikun në PD, zbuloi mesazhin që Berisha i dha truprojave në atë moment.
“Qe vetë doktori, i cili për agrèsorin i bënte thirrje truprojave, ‘ju lutem lëreni mjeranin se nuk e bën ai’.
Nuk mund të themi se kjo gjë ndodhi rastësisht. Kemi të bëjmë me një mesazh të pastër politik”, tha Hysaj.
Kujtojmë se Gert Shehu pasi qèlloi ish-kryeministrin Berisha u shtri në tokë dhe turma filloi ta gòdiste, ndërsa më pas truprojat e zotit Berisha bënë të mundur largimin e tij nga turma.
Shehu më pas është transportuar me një abulancë në spitalin e Traumës, ku edhe mori mjekim, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme ka firmosur edhe urdhër arrèstin.