A u mundua Sokol Halili përmes letrave ta fajësojë viktimën Hamide Magash?i


Si u mundua Sokol Halili përmes letrave ta fajësojë viktimën Hamide Magashi?
I kishte mbetur edhe një ditë për t’u takuar me fëmijun e saj të parë. Hamide Magashi në muajin e nëntë të shtatzënisë kishte shkuar në klinikën e Gjinekologjisë ku po priste të lindte. Por, ajo nuk arriti ta përjetonte ndjenjën e të bërit nënë. Rrugëtimin e saj në jetë dhe të fëmijut e ndërpreu në gjysmë ish-burri i saj Sokol Halili. Të mërkurën mbrëma para klinikës së Gjinekologjisë ajo u vra me tre plumba nga ish-burri i saj.

Pasi kreu aktin makabër, Sokol Halili u largua nga vendi i ngjarjes. Dy ditë më vonë, policia zbuloi se Halili ndodhej në shtëpinë e tij në fshatin Davidovc të Shtimes. Derisa ndodhej në arrati, Halili kishte parë dhe lexuar gjithçka ndodhi pasi kreu krimin. I pakënaqur me raportimet dhe fjalët për të ai shkroi një letër për publikun pasi kishte vendosur të vetëvritej.