Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka postuar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri, ku raportohet të jenë dëgjuar sirenat, të shtëna dhe gjuajtje me shokë bombë në zyret e KQZ-së. Haradinaj e ka akuzuar Kurtin se po e nxjerrë Kosovën humbëse me veprimet e tij.
“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!” – shkroi Haradinaj ndër të tjera.
Postimi i plotë: