Personat që festuan për fitoren e Zvicrës në Kumanovë ftohen në polici


Në stacionin policor në Kumanov sot janë thirrur në bisedë informative rreth 15 persona nga Kumanova. Arsyeja për ftesën e tyre në polici është festimi për fitoren e Zvicrës ndaj kombëtares së Serbisë dy ditë më herët e vlefshme për kupën e botës në futboll. Priten informata më të hollësishme nga SPB Kumanovë rreth këtij aksioni.