Xhelozia dhe kokaina bënë që banakieri 23-vjeçar shqiptar të vriste partneren e tij 19-vjeçare, po shqiptare dhe më pas të thërrasë policinë dhe të dorëzohet. Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia, Pire.
Mediat greke shkruajnë se gjatë një debati mes çiftit, i riu shqiptar duke qenë nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare.
Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë ka lajmëruar policinë dhe efektivët sapo mbërritën në vendngjarje dhe vunë në pranga. Autori 23-vjeçar punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea. Autori ka qenë dhe më parë i shoqëruar në Polici pas një zënke që ka pasur me partneren, dhe ka deklaruar para autoriteteve se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për 19-vjeçaren.