Sokol Halili, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas shtatzënë, Hamide Magashi, i ka dhënë fund jetës së tij në momentin që Policia e Kosovës ka lokalizuar vendndodhjen e tij. Lajmin për vetëvrasjen e 31-vjeçarit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ndërkohë sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi ku dyshohet se Sokoli ka kryer vetëvrasje. Sipas sinjalizuesve, Sokoli është kapur nga Policia në shtëpinë e tij në fshatin Godanc.